75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / LB

Pas Leposaviqit, edhe Zubin Potoku i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Nënkryetari i VV’së në Mitrovicë, Alban Uka, njoftoi se edhe kuvendi komunal i Zubin Potokut ka votuar për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.