Rusia dëbon dy diplomatë amerikanë

Qeveria ruse largoi të enjten dy diplomatë amerikanë, duke i akuzuar ata për kryerjen e “veprimtarisë së paligjshme” kundër Federatës Ruse me ndihmën e një shtetasi rus.
Sekretari i parë i ambasadës amerikane, Jeffrey Sillin dhe sekretari i dytë, David Berstein, u shpallën “persona të padëshiruar” nga qeveria ruse.
“Ambasadorit të ShBA-së iu tha se J. Sillin dhe D. Bernstein duhet të largohen nga territori i Rusisë brenda 7 ditëve në statusin e ‘personit të padëshiruar’”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë për shtyp të enjten.
Ministria e Jashtme i akuzoi dy diplomatët amerikanë se kanë punuar me një shtetas rus për të marrë informacion rreth luftës në Ukrainë, transmeton KlanKosova.tv.
Në gusht, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse njoftoi se Robert Shonov, një shtetas rus, i cili kishte qenë i punësuar në Konsullatën Amerikane në Vladivostok prej kohësh, ishte akuzuar për shpërndarjen e informacionit tek diplomatët amerikanë në ambasadën amerikane.
Kur akuzat kundër Shonov u publikuan në gusht, zyrtarët amerikanë i mohuan ato me forcë. Departamenti i shtetit i përshkruajti akuzat kundër Shonovit si intimidim.
Në shkurt të vitit 2022, më pak se një javë pas pushtimit të plotë të Ukrainës, qeveria amerikane dëboi 12 diplomatë nga misioni i Rusisë në Kombet e Bashkuara, duke i akuzuar ata për “veprimtari spiunazhi”.