Rruga A po bëhet realitet, segmenti i parë lëshohet këtë vit, drejori Xhaferi jep detaje për rrugën e shumëpritur

Kolanave të gjata, tollovive të mëdha që krijohen çdo ditë në kryeqytet, do të iu vije fundi shumë shpejt. Kështu me krenari premton, drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.
Xhaferi ka treguar për “Indeksonline” në detaje se ndërtimi i Rrugës A do të ndikoj në shkarkimin e komunikacionit në shumë rrugë të kryeqytetit.
Drejtori i Komunës së Prishtinës thotë se aktualisht po punohet intenzivisht që të përfundojn punimet në 650 metra të kësaj rruge këtë vit. Xhaferi premton se projekti në tërësi do të përfundoj në mandatin e dytë të kryetarit Përparim Rama, ndërsa segmenati i parë i rrugës A përfundon brenda këtij viti.
Indeksonline ka parë nga afër punimet në rrugën A ku shihet duke u bërë punë intensive, ndërsa drejtori nga afër ka dhënë detajet e këtij projekti të shumëpritur.
Për më shumë, shikoni pamje dhe dëgjojeni drejtorin Krenar Xhaferi për të rejat e fundit./Indeksonline/