75 Mall Live Search
11:59 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Vetura futet aksidentalisht në zyret e një portali lokal në Kosovë

Të premtën rreth orës 16:33 në zyret e SuharekaOnline (njësi e Hallka – Marketing Agency) është shkaktuar një aksident nga një veturë e cila ka goditur veturën e parkuar afër zyrës, ku kjo e fundit ka depërtuar brenda zyreve me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe janë shkaktuar lëndime në stafin e Portalit SuharekaOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe emergjencës ku pas procedurave rasti është cilësuar si aksident me dëme materiale.