75 Mall Live Search
18:51 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Brenda pak minutash, dy aksidente në Prishtinë

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë.

Teksa njëri prej tyre ka qenë mes dy veturave te kryqëzimi që gjendet te Mensa e Studentëve, një tjetër veturë është vetaksidentuar rreth 300 metra më larg, pranë kampusit universitar.

Indeksonline raporton se aksidentet janë shoqëruar me dëme te konsiderueshme materiale, teksa në vendin e ngjarjes ka dalur edhe autoambulanca.

Akoma nuk dihet se sa është numri i të lënduarve nga këto dy aksidente.