Aksidentet e shpeshta – Qeveria s’ka institucion që hulumton shkaqet

Kallaballëku i makinave rrugëve të vendit, s’është si në pikun e verës.
Ani se fluksi i tyre ka rënë, kjo duket se s’ka ndikuar fort edhe në uljen e numrit të aksidenteve në trafik.
Veç 24 orët e fundit, ndodhën 62 të tilla, në tri prej të cilave humbën jetën pesë persona e gjithsej vetëm të shtunën u lënduan 20.
Sebepet për ndodhjen e këtyre rasteve, po konsiderohen të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Mbase shkaqet do të ishin edhe më të njohura, nëse do të kishte mekanizëm që i identifikon ato.
Që aksidentet të parandalohen, po kërkohet ndërhyrje e menjëhershme në trafik.
Por, të nevojshme po konsiderohen edhe ndryshimet legjislative.
Në 24 orët e fundit, policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 534 gjoba trafiku.