75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / k.v

Policia konfirmon aksidentin fatal në Drenas, viktima ishte këmbësor- shoferja u arrestua

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin e IndeksOnline se në Drenas ka humbur jetën një person pasi që i njëjti është goditur nga një veturë.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka bërë të ditur për IndeksOnline se sot rreth orës 10:40, policia ka pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka deklaruar ajo.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar./IndeksOnline/