75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 19 Shtator 2023 / AR

Ariana Grande bën kërkesë për divorc

Këngëtarja Ariana Grande, bëri kërkesën për divorc nga ish-i i saj Dalton Gomez të hënën. 

Sipas TMZ thuhet se Gomez ka bërë të njëjtën gjë. Të dy përmendën mospajtimet si arsye e ndarjes, transmeton Indeksonline.

Në korrik u raportua se Grande dhe Gomez, të cilët u martuan në vitin 2021, ishin ndarë. Sipas TMZ, në dosjen e divorcit thuhet se lidhja përfundoi në shkurt.

Grande thuhet se është në lidhje me aktorin Ethan Slater. Slater bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij në fund të korrikut./Indeksonline/