Fushë Kosovë/ Vajza sulmon me thikë nënën e saj

Një incident ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një vjazë dyshohet të ketë sulmuar me thikë nënën e saj.
Shkak i këtij incidenti dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje mes dy paleve.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:45 pas mesnate.
Viktima e këtij sulmi, e ëma e të dyshuarës, ka marrë tretman mjekësor.
Policia bën të ditur se e dyshuara është arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje pas intervistimit.