Kaçanikasi ushtron dhunë psikike ndaj nënës dhe motrës së tij, demolon mobilet e shtëpisë

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj nënës dhe motrës së tij.
Rasti ka ndodhur të hënën në mesditë.
Policia raporton se i dyshuari ka dëmtuar edhe mobilet e shtëpisë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
Kaçanik. 18.09.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës dhe motrës së tij, i njëjti ka dëmtuar edhe mobilet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.