Kamioni dhe autobusi e fusin në “sandwich” një veturë në Veternik

Sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Një veturë ka përfunduar në mes të një kamioni dhe një autobusi të linjës së Gjilanit.
Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se të tri automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërsa ende nuk dihet sa i përket të lënduarve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/
