Onana pas humbjes nga Bayerni: Ishte faji im

Bayern Munich e ka mposhtur Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, me rezultat 4-3.
Portieri i Unitedit, Andre Onana, ishte një nga futbollistët më të dobët të ndeshjes, i cili pranoi një gol qesharak nga Sane, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes portieri kamerunas dha një intervistë k tha se ishte faji i tij për humbjen e sotme.
“Është përgjegjësia ime, për shkak të meje ne nuk fituam dhe unë duhet të mësoj prej saj. Kam shumë për të dëshmuar, sepse të jem i sinqertë fillimi im në Man United nuk është aq i mirë. Isha unë që e lashë ekipin., përfundoi ai.”, deklaroi Onana në TNT./IndeksOnline/