Zjarr i madh përfshinë kooperativën bujqësore të shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan

Kooperativa bujqësore e shkollës së mesme “Adem Gllavica” në Lipjan është përfshirë nga zjarri.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri është në përmasa të mëdha.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Policia, zjarrfikësit si dhe kryetari i Lipjani Imri Ahmeti ndodhen gjithashtu në vendin e ngjarjes.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë po deri në publikimin e lajmit ata nuk kanë kthyer përgjigje.