Tentoi të kalojë kufirin më medikamente të kontrabanduara, arrestohet nga Policia në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në fshatin Bistricë-Leposaviq është ndaluar i dyshuari G.P pasi i njëjti dyshohet se me veturën e tij kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.
Sipas policisë, i dyshuari me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, më datën 21.09.2023 në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar G.P., m/k, i cili dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjate kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë.