75 Mall Live Search
19:27 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / MSH

Digjet pllaci i veturave në Duhël, rrezikohej përfshirja e pompës së benzinës

Një zjarr I pakontrolluar ka përfshirë sot edhe një pllac veturash në Duhël të Suharekës.

Sipas Organizatës Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, nga zjarri rrezikohej të përfshihej edhe një pompë e benzinës që ishte afër, e që më pas do të shkaktoheshin pasoja të mëdha.

Sipas Organizatës, mungesa e zjarrfikësve ka bërë që në ndërrim të ishin vetëm dy të tillë, e që ishte e pamnudur të parandalohej përfshirja e më shumë veturave nga ky zjarr I shpejtë.

“Ndihma nga zjarrfikësit e Prizrenit dhe Mamushës dhe disa qytetarëve kanë parandaluar më të keqen, që ka mundur të ndodhë: përfshirja e pompes së benzinës nga zjarri dhe dëmet do të ishin të paparashikueshme si në njerëz dhe objekte” thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se nga ky zjarr kanë pësuar lëndime dy qytetarë dhe një zjarrfikës.

Ata u lënduan nga ngulfatja prej tymit.

Më poshtë pamje:

May be an image of ambulance and fire
May be an image of 1 person, fire and ambulance
May be an image of 5 people
May be an image of fire and ambulance
May be an image of 1 person, motorcycle and fire