Gërvalla: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për policinë e Kosovës

Ministja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Gërvalla-Schwarz tha se Borrell nuk e tha asnjë fjalë mbështetëse për Policinë e Kosovës.
“Si mund të tolerojnë këtë cinizëm anëtarët e BE-së”, tha ajo.
Në orët e para të së dieles, në fshatin Banjskë u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti.