75 Mall Live Search
12:11 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / F.R

Komuna e Pejës ndan afro 170 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Rugovë

Komuna e Pejës ka dhënë kontratën për mirëmbajtjen verore të rrugëve në fshatrat e Rugovës, me vlerë prej 169 mijë e 900 euro.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit është zhvilluar përmes tenderit të hapur, ndërsa kriter për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ka qenë çmimi më i ulët, shkruan IndeksOnline.

Kontrata i është dhënë kompanisë “ROSI TRADE” SH.P.K. nga Peja, ndërsa data e dhënies së saj është 10 qershor 2026. Në garë për këtë kontratë kanë qenë dy operatorë ekonomikë.

Projekti ka të bëjë me mirëmbajtjen verore të rrugëve në zonën e Rugovës dhe do të realizohet në kuadër të një marrëveshjeje kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 169,900 euro, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet më 12 qershor 2026./IndeksOnline/