75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / k.v

“Heroi im, babi im”/ Vajza e policit të vrarë mbanë fjalim emocionues (Video)

Vajza e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunajku i cili dje u vra nga grupi terrorist në veri të vendit, Arbenita Bunjaku ka mbajtur një fjalim emocionuar se mbledhjen komomorative të organizuar nga Policia e Kosovës:

Fjalimi i saj:

Heroi im, babi im

Sa të vështirë e kam të shkruaj për ty, babi im

Para kohe mbeta jetim, kurrë nuk e kam besuar

Ikja jote babi na la një plagë të madhe në zemrat tona

Babi nuk e di se si jetoi unë pa ty, si të jetoi unë pa heroin tim

Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pash, është shumë e rëndë për mua

Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush

Të gjitha na i besove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë

Babi ishte një njëri i dashur për familje, shoqërinë ashtu edhe për punën

U flijove për liri, për këtë vend që ne edhe Kosova të jemi krenar me ty për heroizimin tënd

Të premtoi babi që do të jem krenar dhe do të ndjeki rrugën tende

Heroi im, babi im