75 Mall Live Search
16:51 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / LB

Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Ka nisur kortezhi i funeralit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielen në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.

Ceremonia e varrimit të Bunjakut ka filluar nga ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ritet fetare tanimë janë kryer e atyre ju ka prirë myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Në varrimin e policit të ndjerë po marrin pjesë edhe shumë figura politike.

Ai sot është shpallur “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në ceremoninë e varrimit e ka quajtur ” frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”.