75 Mall Live Search
12:32 / E Martë, 26 Shtator 2023 / AR

Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur të arrestuarit për terrorizëm nxirren nga gjykata

Para pak minutash janë nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë të arrestuarit për terrorizëm.

Ata u nxorën nga gjykata nën masa të rrepta sigurie, raporton Indeksonline.

Ata patën seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit.

Pas pak do të bëhet publik vendimi që u mor në gjykatë.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.