Fushë Kosovë, i vidhet vetura në garazhin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë është vjedhur në Fushë Kosovë.
Ankuesi ka thënë se persona të panjohur kanë hyrë në garazhen e tij dhe e kishin vjedhur veturën më targa vendore.
Rasti shkon nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, nga garazha iu kishte vjedhur vetura e tij me targa vendore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell IndeksOnline.