75 Mall Live Search
18:33 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

I gjejnë 5 balerina në lokal, pronari në Sarandë “fundoset” nga një detaj

Një 56-vjeçar nga Saranda nuk e kishte menduar se mund të përfundonte në komisariat, vetëm për shkak të lokalit të tij.

Kjo pasi ai është kapur në befasi me pesë balerina të punësuara në lokal, por të pasiguruara.

Në njoftimin e policisë, thuhet se B.H., 56- vjeç dyshohet se ka punësuar 5 balerina të pasiguruara dhe do përballet me Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për krimin ekonomik e nanciar Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 30.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për pronarin e nje lokali shtetasin B.H, vjeç 56, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka punësuar 5 balerina të pasiguruara. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.