75 Mall Live Search
08:44 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / AR

Deklarohet Policia për aksidentin e rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llabjan.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila për Indeksonline tha aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.  Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”./Indeksonline/