75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / Gj. Sh

Roma e Mourinhos deklasohet nga Genoa

Roma po kalon në një form të dobët në këtë fillim sezoni.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, sonte ka pësuar humbje si mysafire e Genoa, me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Gudmundsson hapi serin e golave qysh në minutën e pesë të ndeshjes, duke e kaluar Genoan në epërsi.

Cristante barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 22-të, ndërsa Retegui riktheu epërsinë e vendaseve në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, Genoa shënoi edhe dy gola të tjerë duke i quar shifrat në 4-1.

Thorsby në minutën e 74-të dhe Messias shtatë minuta më vonë ishin golashenues për Genoan.

Me këtë fitore, Genoa ngritet në vendin e 11-të në tabelë me 7 pikë, ndërsa Roma renditet në vendin e 16-të me vetëm 5 pikë./IndeksOnline/