75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 29 Shtator 2023 / Gj. Sh

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm. 

Zvicra, sipas Presidentes Osmani është një parter strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i numrit të madh të kosovarëve që jetojnë  atje.

Duke falënderuar shteti zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, Presidentja Osmani e ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit nga Serbia kundër Kosovës. Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të tilla.