75 Mall Live Search
12:34 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Njihuni me çiftet e reja të krijuara në Love Island Albania!

Pas vendimit të Eridës që të bëhej çift me Harisin, Amadea mbeti vetëm.

Në telefonin e saj erdhi një mesazh që do ndodhte rikrijimi i çifteve. Kësaj rradhe janë djemtë që do zgjedhin vajzat.

Ja zgjedhjet e djemve dhe çiftet e reja që u krijuan:

I pari që zgjodhi ishte Stivi, ai e theksoi që zgjedhja e tij ishte shoqërore. Stivi zgjodhi Amadean.

Aleksandros zgjodhi për partneren e tij për herë të dytë Uedën.

Arlindi zgjodhi Xhoanën pas një periudhë kohe që ishin ndarë.

Everaldo zgjodhi Aishah pasi kishte shprehur pëlqim shumë të madh për të.

Denisi zgjodhi ish-partneren e tij jashtë vilës Xhesikën, që tashmë u bënë sërish çift.

I fundit ishte Erato dhe zgjodhi Sofielën dhe duket i lumtur për këtë.