Tifozët dhurojnë spektakël, Gjilani është i “Intelektualëve”
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/Drita.jpg)
Drita është fitues i derbit lokal me Gjilanin.
“Intelektualët” kanë mposhtur “Skifterat” me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kosovës.
Ndeshja kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, shkruan Indeksonline.
Golat për Dritën i shënuan Ajzeraj në minutën e 32-të dhe Tahiri në minutën e 78-të.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/intelektualet.jpg)
Me këtë fitore, Drita është në vendin e tretë me 15 pikë, katër më pak se Ballkani që kryeson derisa Gjilani është e shtata me 7 pikë. /IndeksOnline/