75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / L K

Lajm i mirë për Ballkanin, lojtari më i mirë i Dinamo Zagrebit humb ndeshjen e të enjtes

Fat në fatkeqësi për Ballkanin. Lojtari më i mirë i Dinamo Zagrebit, Bruno Petkovic nuk do të luaj të enjten ndaj kampionëve të Kosovës.

Reprezentuesi kroat ka pësuar lëndim mbrëmë në derbin ndaj Hajdukut. Sulmuesi lëshoi fushën në minutën e 44 për ti lëshuar vendin Josip Drmic.

Në njoftimin zyrtar, Dinamo Zagreb njofton se Petkovic do të jetë jashtë fushave për 3 javë.

“Sot u konstatua se Bruno ka lëndim muskulor në këmbën e majtë dhe do të jetë jashtë fushave për 3 jave” thuhet në njoftimin e Dinamo Zagrebit./Indeksonline/