75 Mall Live Search
13:33 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / L K

Ndodhë në Itali, futbollisti shënon gol dhe i bie të fikët

Fundjavën e kaluar në Serinë D italiane pati një episod që rrallë shihet në futboll.

Në ndeshjen mes Termoli 1920 dhe Roma City që përfundoi me fitoren e mysafirëve 2-4, një nga lojtarët e ekipit vendas humbi ndjenjat në fushë sapo shënoi golin.

Niccolò Delmastro përfundoi një kundërsulm me një goditje të saktë, para se të i ndodhte më e keqja.

Klubi nuk ka raportuar arsyet që shkaktuan rrëzimin e lojtarit./Indeksonline/