75 Mall Live Search
23:58 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / Gj. Sh

Lamine Yamal ”zhduket” nga fusha për nëntë minuta, Xavi detyrohet ta zëvendësoj

Lamine Yamal e ka lënë skuadrën e Barcelonës me 10 futbollistë në fushë, pë së paku nëntë minuta, në ndeshjen e Champions League ndaj Portos, ku katalanasit fituan me rezultat minimal 1-0.

Sulmuesi spanjoll papritur u zhduk nga fusha, dhe nuk u rikthye, duke mos e ditur askush arsyen dhe e detyroi trajnerin Xavi Hernandez ta zëvëndësonte, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, tekniku i Barcelonës tha se Yamal kishte një sëmundje dhe kishte shkuar në tualet, por më pas e ka njoftuar se nuk mund të kthehet dhe e zëvendësoi atë

“Lamine Yamal nuk ishte mirë, kishte një sëmundje, më kishte thënë prej pak kohësh, përfitova nga një pushim për t’i thënë që të jetë i shpejtë dhe të shkojë në tualet, por në fund më thanë që nuk do të mund të kthehej”, tha Xavi pas ndeshjes./IndeksOnline/