Procesi i Berlinit në Tiranë/ Rama: Jemi në përgatitjet e fundit për eventin

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka thënë se përgatitjet për Samitin e Liderëve të procesit të Berlinit janë drejt përfundimit. Samiti do të zhvillohet më datë 16 tetor e për herë të parë do të bëhet jashtë kufijve të BE-së.
Të pranishëm do të jenë 6 kryeministrat e rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.