Lëndimi i Lewandowskit, ja sa kohë do të mungojë polaku

Robert Lewandowski nuk do të jetë në ndeshjen e Barcelonës kundër Granadës të dielën e ardhshme për shkak të ndrydhjes së kyçit të këmbës pas testeve të bëra mëngjesin e kësaj të enjte në Ciudad Deportiva.
Pas këtij lëndimi, Barcelona do të kërkoj nga përfaqësuesja polake që Lewa mos të luaj në ndeshjet e tetorit.
Ky lëndim do ta lë jashtë fushave për së paku 10 ditë lojtarin.
Synimi i Lewandowskit është rikthimi për ndeshjen ndaj Bilbaos, por që optimizmi nuk është aq i madh./Indeksonline/