75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / L K

Zelenskiy njofton liderët në Spanjë për një sulm agresioni të Rusisë, afro 50 viktima

Të paktën 47 persona vdiqën pasi një raketë ruse goditi një dyqan ushqimesh në Ukrainë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky .

Ai njoftoi në Telegram se një fshat në rajonin verilindor të Kharkiv ishte sulmuar.

Në një fjalim emocionues në Spanjë, Zelensky tha se fëmijët e shkollave në Kharkiv në lindje të Ukrainës po studiojnë nga distanca ose kanë mësime nën tokë, në stacionet e metrosë, për shkak të sulmeve ajrore.

Zelenskiy shprehu besimin në mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. “Unë besoj në Amerikë. Ata janë njerëz të fortë me institucione të forta dhe një demokraci të fortë,” tha ai./Indeksonline/