75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / Gj. Sh

Një këngëtare e padit Jason Derulon për ngacmim seksual

Një këngëtare aspirante ka ngritur një padi për ngacmim seksual kundër Jason Derulo, në të cilën ajo pretendon se këngëtari i ‘R&B’ i ka nënshkruar asaj një marrëveshje me qëllimin për të pasur marrëdhënie seksuale me të.

“Kam ankth; Jam e traumatizuar”, tha Emaza Gibson për NBC News të enjten.

“Jam përballur me situata ç’njerëzore të punës… Jam në këtë pikë ku jam kthyer në zero dhe nuk kam asgjë”.

Muzikantja, e cila e reklamon veten si “humanitare” dhe “aktiviste” në Instagram, pretendon në padinë e siguruar nga Page Six se Derulo, 34 vjeç, bëri disa veprime të padëshiruara pasi filluan të punonin së bashku.

Ajo dyshohet se u takua me këngëtarin e “Talk Dirty” në gusht 2021, në të cilën pikë ai thuhet se i kërkoi asaj të krijonte një ‘mixtape’ në katër muaj dhe një album.