Në dalje të Prishtinës mbeturinat “jetojnë” afër banorëve, nënkryetari Zogaj tregon planin e komunës për këtë problem

Është vetëm 8 kilometra larg kryeqytetit. Fshati Lebanë vazhdon të jetë i mbuluar nga mbeturinat. Në pamjet e siguruara nga Indeksonline,shihen mbeturinat që janë shumë afër vendit ku jetojnë shumë familje.
Për gjendjen e menaxhimit të mbeturinave në keyeqytet dhe në gjithë rajonin i shqetësuar është edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Ai për Indeksonline ka thënë se menaxhimi I mbeturinave mbetet një nga problemet më të mëdha që ka komuna.
Një problemeve më të mëdhaja që i kemi aktualisht është menaxhimi i mbeturinave.
Menaxhimin e mbeturinave ne e bëjmë kryesisht përmes ndërmarrjes publike “Pastrimi” e cila është ndërmarrje regjionale dhe i shërben krejt regjionit të Prishtinës.
Kjo ndërmarrje aktualisht ka mungesë të kamionëve ka mungesë të kontinierëve”, tha Zogaj.
“Kësisoj ne për ta përmirësuar situatën. Jemi në proces të blerjes të kontinjerëve të rinjë dhe të kamionëve të rinjë. Andaj shumë shpejtë do të na vije një flotë e re e kamionëve për pastrimi, që besojm me e zbut shumë situatën e keqe aktuale .
Por në të ardhmen ne po mendojmë të përfshim edhe sektorin privat në këtë proces. Do ta ndajmë Prishtinën në dy zona. Në zonën qëndrore dhe në zonën periferike .
Zonën qëndrore ka me menaxhu sektori privat, kurse zonën periferike ka me menaxhu “Pastrimi” ndërmarrja aktuale.
Sektori privat ëhstë efiqient e kryen punën mirë, ne do ta paguaj. Kurse do të kërkojmë nga qytetarët me i pagu faturat e mbeturinave”, tha Zogaj.
Sipas tij, ky projekt do të realizohet gjatë vitit 2024 dhe në vitin 2025 do të përfshihet edhe sektori privat. /indeksonline/
Më poshtë janë pamjet dhe deklarata e nënkryetarit të Prishtinës.