Pas presionit nga tifozët, Bayerni nuk e rikthen Boatengun

Jerome Boateng qëndron pa skuadër prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës franceze me Lyonin. 35-vjeçari gjerman nuk ka arritur të firmosë me ndonjë klub, teksa prej ditësh stërvitet me Bayern Munchen.
Skuadër ku kaloi 10 sezone si futbollist përpara se të transferohej në Ligue 1 në shtatorin e vitit 2021. Qendërmbrojtësi regjistroi 363 ndeshje me bavarezët, shënoi 10 gola, dhuroi 25 asiste dhe fitoi 22 trofe.
Duke parë edhe problemet në prapavijën e skuadrës së Tuchel, drejtuesit menduan t’i ofronin një kontratë, por u tërhoqën pas presionit të tifozëve.
Duke parë edhe problemet në prapavijën e skuadrës së Tuchel, drejtuesit menduan t’i ofronin një kontratë, por u tërhoqën pas presionit të tifozëve.