75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 06 Tetor 2023 / MSH

Njeriu i VV-së zgjidhet sekretar i MKRS-së

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është bërë me Sekretar të ri.

Bislim Bislimi, njeri i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje do ta ushtrojë këtë pozitë tash e tutje.

Gazeta Paparaci ka siguruar njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që e udhëheq këtë proces, ku tregohet se Bislim Bislimi është treguar dukshëm më i suksesshëm sesa kundërkandidati i tij.

Në testin me shkrim, Bislimi ka mbledhur 45.97 pikë dhe në vlerësimin me intervistë ai ka marrë 42.28 pikë, pra një total i pikëve prej 88.25. Ndërsa 76.27 ishte numri i pikëve për Arian Ahmetin i cili u tregua më i dobët në intervistë, shkruan Paparaci.com.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti opozitare pati ardhur në pushtet me premtimet se nuk do të punësojnë njerëz të partisë dhe familjarë, por është pushteti që po kritikohet më së shumti lidhur me këtë fenomen.