75 Mall Live Search
09:07 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / A. M.

Vidhen paratë në një xhami në Kamenicë

Një xhami është grabitur të premten në Koretin të Kamenicës. Përgjegjësi i xhamisë ka raportuar se disa persona kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë paratë.

“Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.