Humbja ndaj Llapit nuk “përbihet”, Liria shkarkon trajnerin

Liria nuk po kalon momente të mira që nga inkuadrimi në Superligë.
Skuadra nga Prizreni është e parafundit në tabelë, ku ka shënuar vetëm një fitore dhe tre barazime pas nëntë ndeshjesh.
E sipas gazetarit Lorik Gashi, kryesia e klubit tashmë ka marrë vendim të shkarkoj trajnerin Nedim Yigit.
Klubi ende nuk e ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit. /IndeksOnline/