75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / AR

Këngëtari i njohur anulon koncertin në Izrael

Koncerti me të gjitha biletat e shitura të artistit Bruno Mars në Tel Aviv është anuluar në mes të një shpërthimi të përgjakshëm të konfliktit izraelito-palestinez. Ndërsa dhuna vazhdonte, Live Nation Israel njoftoi se koncerti i Brunos në Tel Aviv ishte anuluar dhe çmimet e biletave do të rimbursoheshin.

“I dashur publik, performanca e Bruno Mars që ishte planifikuar të zhvillohej sonte është anuluar”, bëri me dije kompania.

Bruno Mars mbajti koncertin e tij të parë në Izrael mbrëmjen e së mërkurës, duke kënduar për 63,000 fansa në ‘Yarkon Park’ të Tel Avivit. Sipas mediave izraelitët udhëtuan në Tel Aviv nga i gjithë vendi për të marrë pjesë në koncert.

Mbrëmja e radhës ishte planifikuar të ishte shfaqja e tij e dytë dhe e fundit në Izrael, gjithashtu në ‘Yarkon Park’, përpara se të anulohej në vazhdën e luftës.