Nënshkruhet marrëveshja në mes KEK dhe Termokos për furnizim me ngrohje

Drejtori i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 me Korporatën Energjetike të Kosovës.
Kjo marrëveshje, sipas tij, i hap rrugë fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15.10.2023 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos.