75 Mall Live Search
20:41 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / C E

Basha përjashton Bardhin nga PD, Kryesia: Ka shkelur vendimet kolegjiale të Partisë Demokratike

Lulzim Basha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga Partia Demokratike. Sipas Kryesisë së PD-së, Bardhi ka shkelur vendimet kolegjiale të Partisë Demokratike.

Kryesia: Ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Bardhi ndjek axhendë personale dhe kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion kundër PD-së.