Skocezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Kosovës ndaj Andorrës

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë këtë javën ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Primoz Gliha do të luajnë në udhëtim ndaj Andorrës, më 12 tetor.
Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë në Grupin I, aty ku Kosova renditet e parafundit me katër pikë dhe thuajse pa gjasa fare për kualifikimin historik.
Madje, “Dardanët” janë ende në kërkim të fitores së parë në këtë cikël kualifikues.
Andorra është e fundit me vetëm dy pikë.
UEFA ka caktuar gjyqtarë Skocia për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.
Nicholas Walsh do të jetë gjyqtari kryesor, kurse asistentët e tij do të jenë Graeme Stewart dhe Calum Spence.
Kevin Clancy është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
