75 Mall Live Search
15:24 / E Martë, 10 Tetor 2023 / L K

Uta Ibrahimi i mbijeton ortekëve, por i vdesin shoqet: S’jam mirë, por jam gjallë!

Alpinistja e famshme kosovare, Ura Ibrahimi u ka mbijetuar ortekëve në ngjitjen në majën Shishapangma të Kinës.

Orteku u ka marrë jetën katër personave, por që Ibrahimi ka shpëtuar.

“Miqtë e mi, nuk jam mirë. Por jam gjallë, dhe kjo është në rregull. Kam ëndërruar kaq gjatë për këtë mal, por që për kaq shumë vite ka qenë i mbyllur për shkak të tragjedive. Pashë ortekun e parë! U trishtova kur kuptova që orteku mori tre njerëz, përfshirë Anën dhe Mingnën, që vdiqën. Pas ca kohësh, pashë tjetrin ortek, atë të madhin, që erdhi nga maja dhe mori Lamën dhe Ginën. Zemra ime është e thyer. Nuk mund ta besoj që humbëm mikun tim Lamën” shkruan ndër të tjera në rrëfimin prekës alpinistja kosovare./Indeksonline/