75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / L K

Gazetarja e arrestuar në Kinë, lirohet pas më shumë se 3 vitesh

Gazetarja kinezo-australiane Cheng Lei është liruar më shumë se tre vjet pas arrestimit të saj në Kinë.

Prezantuesja 48-vjeçare fluturoi për në Australi dhe u prit në aeroportin e Melburnit nga ministrja e Jashtme Penny Wong, tha kryeministri Anthony Albanese të mërkurën.

Ajo tani është ribashkuar me dy fëmijët e saj.

Cheng Lei, i cili punonte për televizionin shtetëror të Kinës, u arrestua në gusht 2020. Prokuroria e akuzoi atë për dhënien e sekreteve shtetërore jashtë vendit. Për çfarë saktësisht bëhej fjalë, mbeti ende e paqartë.

Cheng Lei me origjinë kineze, e cila emigroi në Australi me familjen e saj kur ishte 10 vjeç, po punonte për transmetuesin e huaj shtetëror të Kinës CGTN kur u arrestua më 13 gusht 2020.

Arrestimi i saj erdhi në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Kinës dhe Australisë dhe çoi në akuza se Pekini po përpiqej të ushtronte presion mbi Canberran./Indeksonline/