75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / AR

Dea Mishel për Luizin: ‘Nuk i flas më kurrë’

Dea Mishel ka treguar se nuk flet ende me Luizin.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, Dea ka treguar se përballja e tyre nuk ka qenë dhe aq e mirë pasi Luizi e ka ofenduar.

“Xhirimet e filmit ndodhën pak pasi ai më kishte ofenduar nga familja në një nga koncertet e tij kështu që nuk i kam folur. As sot nuk do i flas. Si t’i flas dikujt që të ofendon. Kemi pasur mundësi komunikimi dhe më tha prapë diçka shumë të keqe. Më tha: “Unë të shaj prapë po të dua”. Prandaj nuk i flas më kurrë atij njeriu”, tha Dea.