75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / AR

Çifti i ri i showbizit! Bradley Cooper është ‘shumë i emocionuar’ për lidhjen me Gigi Hadid

Thuhet se Bradley Cooper është shumë i emocionuar për romancën e tij të re me modelen Gigi Hadid.

Siç raportojnë mediat e huaja, aktori u ka thënë miqve të tij se Gigi është “tipi i tij”, transmeton Indeksonline.

Më 8 tetor, çifti nxiti më tej thashethemet kur ai u pa duke e lënë atë në banesën e saj në NYC pasi dyshohet se kaluan fundjavën së bashku.

“Bradley është i emocionuar për njohjen me Gigi-n. Ai nuk e ka ndjerë këtë emocion për një grua për një kohë shumë të gjatë”, tha një burim ekskluzivisht për DailyMail.com . “Ata po e marrin ngadalë, por ai është shumë i dashuruar me të. Ajo është pikërisht tipi i tij.’

48 vjeçari është ‘i etur’ për të qenë sërish në një lidhje ku sipas një burimi, thotë se kjo lidhje e ka zemëruar ish-in e Gigi-t, Zayn Malin, me të cilin ka një vajzë.

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes dyshes nisen kur u panë bashkë në Nju Jork./Indeksonline/

Gigi Hadid, 28, dhe Bradley Cooper, 48, u panë duke darkuar së bashku në New York City më 5 tetor.