75 Mall Live Search
09:20 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

Këto janë ndeshjet që do të zhvillohen sot në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në program për ditën e sotme janë shtatë ndeshje shkruan IndeksOnline.

Nga ora 15:00 zhvillohen ndeshjet Ukraina – Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut – San Marino.

Dy ndeshje të tjera fillojnë nga ora 18:00, me Slloveninë e cila është nikoqire e Finlandës dhe Bullgaria e cila luan me Lituaninë.

Në mbrëmje luhen tre ndeshjet e fundit të ditës së sotme.

Italia do të ketë punë të lehtë me Maltën, Danimarka është nikoqire e Kazakistanit dhe Hungaria e pret Serbinë.

Të tre këto ndeshje zhvillohen nga ora 20:45./IndeksOnline/