Jordania paralajmëron se zhvendosja e palestinezëve mund të çojë në ‘konflikt më të gjerë’

Ministri i Jashtëm i Jordanisë ka thënë se çdo veprim i Izraelit për të imponuar një zhvendosje të re të palestinezëve do ta shtyjë rajonin në “greminën” e një konflikti më të gjerë.
Në një deklaratë, Ayman Safadi thotë gjithashtu se bllokimi i ndihmës humanitare nga Izraeli për Gazën dhe urdhri i tij për evakuimin e qytetarëve në veri të territorit është një shkelje “flagrante” e ligjit ndërkombëtar.
Kjo deklaratë vjen pasi Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen nga jugu dhe mijëra janë larguar me automjete ose në këmbë, raporton BBC.