75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

Rritet në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në Malishevë

Ka shkuar në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.

Këtë e ka thënë për Klan Kosova, Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.